Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të përfaqësohet nga pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletik dhe dy notarë.
Nora e Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Donjeta Sadiku, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq janë sportistët që do ta përfaqësojnë shtetin tonë.
Garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojqrat Olimpike është boksierja Donjeta Sadiku.
Ajo sot do të përballet në raundin e parë me Thamanya Somnuek nga Tajlanda, kategoria -60 kg, lufta e cila zhvillohet me fillim në ora 21:00.
Lojërat Olimpike Parisi do të përfundojnë më 11 gusht. /Reporteri.net/.
Sot bokson Donjeta Sadiku, garuesja e parë nga Kosova në Lojërat Olimpike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.