![Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, dy përballje interesante në orar Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, dy përballje interesante në orar](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2024/02/658704-SE1mK3XTPF.jpg)
Sot rikthehet liga më prestigjioze e futbollit evropian Liga e Kampionëve, me dy ndeshje në program.
Kampioni në fuqi Manchester City do të ballafaqohet me Copenhagen, në kuadër të 1/8 të finales.
Ndërsa Real Madridi do të udhëtojë drejt Gjermanisë, për t’u përballur me Leipzigun.
Të dy takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.
Përndryshe, ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas tre javëve.
Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, dy përballje interesante në orar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.