Sonte nga ora 23:00 do të jetë përballja në boks mes Daniel Dubois dhe Anthony Joshua, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Dubois thotë se është radha e tij ta marr fitoren dhe t’i tregoj botës se çfarë boksieri është.

“Kjo është koha ime tani, dhe unë jam gati ta marr fitoren me të dyja duart, t’i tregoj botës se për çfarë jam”, tha ai për Associated Press, duke treguar një revansh në Usyk si qëllimin e tij të radhës.

Ai gjithashtu dëshiron të bëjë krenare familjen e tij.

“Tani jam një njeri i ri, një luftëtar i ri. E kam lënë pas vetes. Unë jam njeriu i së ardhmes.”

Ai dyshon se shumica e turmës dhe shikuesve në mbarë botën do të jenë në anën e Anthony Joshua.

“Ata ndoshta do të më anashkalojnë mua,” tha ai.

“Më takon mua t’i dëshmoj se e kanë gabim.”./Reporteri.net/

Sonte përballja e madhe Joshua dhe Dubois, luftojnë për titullin IBF / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version