Ole Gunar Solksjaer e ka udhëhequr Manchester Unitedin për dy vite e gjysmë.

Norvegjezi ishte pjesë e “Djajve të Kuq” që nga marsi i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2021.

Teksa gjatë ditës së sotme ai ka folur për një rikthim të mundshëm të tij tek ky klub.

Atij iu kërkua një përgjigje nëse do të rikthehej sërish në krye të Manchester Unitedit.

“Nuk më pëlqen të flas për punën e trajnerëve të tjerë, por po. Natyrisht që do ta bëja”, tha ai.

Kujtojmë që aktualisht trajner i Unitedit është Erik ten Hag me të cilën nuk janë dakord aspak tifozët e klubit.

Këtë sezon skuadra angleze nuk e ka nisur fare mirë ku pas pesë ndeshjeve ka shtatë pikë, teksa mbrëmë ka dështuar të fitoj edhe në Europa League ndaj Tëentes.

https://x.com/FabrizioRomano/status/1839314189833351372

Solksjaer jep përgjigje nëse do të rikthehej sërish në Manchester United / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version