Sllovenia ka lëshuar nga duart fitoren e artë pasi në minutat shtesë të takimit Serbia realizoi golin e barazimit.

Lluka Joviq realizoi me kokë në minutën e pestë shtesë për t’ia siguruar barazimin që e lë Serbinë të shpresojë për kalim të grupit.

Sllovenia kaloi në epërsi në minutën e 69-të me golin e Zar Karnicnik.

Karnicnik pranoi një pasim të mirë brenda zonës së rreptësisë nga Timi Max Elsnik dhe mposhti portierin e Serbisë.

Krejt në fund të takimit, Serbia siguroi një goditje nga këndi, të cilën e shfrytëzoi Joviq.

Me këtë barazim, Sllovenia është në pozitën e dytë me dy pikë, ndërkaq Danimarka dhe Serbia kanë nga një pikë.

Grupit i prin Anglia me tri pikë.

Dueli i fundit mes Danimarkës dhe Serbisë do të përcaktojë përfaqësuesen që do të mbajë pozitën e tretë që mundëson një vend në rundin e ri të Kampionatit Evropian.

Sllovenia lëshon nga duart fitoren në sekondat e fundit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version