Sllovakia ka mposhtur Belgjikën me rezultat minimal duke shkaktuar një prej befasive në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.
Kjo ndeshje ishte një prej më befasive për shkak të golave të anuluar të Belgjikës dhe rasteve të lëshuara nga sulmuesi Romelu Lukaku, i cili nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Ishte Ivan Schranz, i cili realizoi në minutën e shtatë për ta zënë në befasi Belgjikën në grupin E të Evropianit.
Anësori belg Jeremy Doku gaboi në mbrojtje dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ivan Schranz, i cili nga topi i kthyer mposhti portierin belg Casteels.
Sllovakia tani është në pozitën e dytë me po aq pikë sa Rumania, e cila gjatë ditës mposhti Ukrainën me rezultat 3 me 0.
Sllovakia shkakton befasi ndaj Belgjikës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.