Sllovakia ka befasuar Belgjikën që në minutat e parë të takimit, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Anësori belg Jeremy Doku gaboi në mbrojtje dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ivan Schranz, i cili nga topi i kthyer mposhti portierin belg Casteels.

Një minutë më herët, Romelu Lukaku dhe Trossard patën një mundësi të mirë shënimi, por nuk u kuptuan me njëri-tjetrin dhe portieri Dubravka kapi topin e harkuar nga anësori i Arsenalit.

Ndërkaq, në ndeshjen e zhvilluar nga ora 15:00, Rumania ka mposhtur Ukrainën me rezultatin 3 me 0 dhe prin në grupin E.

Sllovakia befason Belgjikën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version