Al-Hilal e ka fituar Superkupën e Arabisë Saudite.
Ata në finale mposhtën ekipin ku luan edhe Karim Benzema, Al-Ittihad me rezultat të thellë 4:1.
Por, pas ndeshjes ndodhi një skenë shumë e pahijshme.
Një tifoz e rrahu me kamxhik një futbollist të Al-Ittihad pas humbjes, duke e goditur disa herë, para se të ndërhynin edhe persona tjerë.
Skena “të çmendura” në Arabinë Saudite, tifozi e rrahë me kamxhik lojtarin pas humbjes në Superkupë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.