Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në ligën e Arabisë Saudite me ekipin e tij Al-Nassr mirëpo sjelljet e tij të këqija brenda fushës po vështirësojnë kapitullin e tij të fundit të karrierës së ndritshme.
Me këto sjellje, ai po jep shembull të keq për gjeneratat e reja, vlerëson “Goal.com” në një analizë për sjelljet e Ronaldos, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Ka njerëz që më urrejnë dhe thonë se jam arrogant, ankohem e të tjera. Janë pjesë të karrierës sime. Jam i bërë që të jem më i miri”, kishte thënë Ronaldo në një intervistë për Mundo Deportivon gjatë vitit 2016.
“Nuk mund të jetojmë të obsesionuar me ato që të tjerët mendojnë për ne. Është e pamundur të jetosh ashtu. Madje as Zoti nuk arrin ta kënaq gjithë botën”.
Djali sugar i Portugalisë nuk ka qenë kurrë i përulur. Askush nuk e ka parë këtë në sjelljet e tij, edhe atëherë kur ishte në pikun e pushtetit të tij në Real Madrid.
Mirëpo tetë vjet pas, nuk ka dyshime se rrjedhjet e personazhit të Ronaldos janë zbehur ndikimin e tij në fushë. Ai kishte thënë se “puna e tij në Evropë kishte përfunduar”, kur u transferua te Al-Nassr vitin e kaluar, mirëpo me të vërtetë nuk kishte ku të shkonte pas përfundimit të hidhur të periudhës së tij te Manchester Unitedit.
“Që prej kësaj kohe, Ronaldo ka bërë gjithçka për të treguar se mbetet i rëndësishëm, duke rënë në kundërshtim me komentet e mëparshme. Duket se tashmë asgjë nuk është më e rëndësishme për 39-vjeçarin sesa të perceptohet nga publiku dhe kjo mendësi narcisiste po kërcënon të shkatërrojë kapitullin e fundit të karrierës së tijtë ndritur”, shkruan Goal.com.
Ronaldo ka realizuar gola për hajgare në Al-Nassr dhe askush nuk ka qenë më i mirë me gola të realizuara në vitin 2023, si për klube ashtu edhe për përfaqësuese. Portugezi u kënaq duke lënë prapa lojtarët e rinj si Erling Haaland të Manchester Cityt dhe kishte insistuar se mund të luante edhe për dhjetë vjet të tjera. Mirëpo ai nuk po e sheh komplet fotografinë.
Ligës saudite i duhet shumë kohë që të jetë në mesin e ligave më të mëdha të futbollit botëror, pavarësisht se në dy vitet e fundit ka transferuar një numër të madh futbollistësh nga Evropa.
Nuk do të kishte asgjë të keqe nga kjo, nëse ai do të ishte ende model për miliona të rinj që e shikojnë lojën e tij dhe mund të pranojnë se Al-Nassr është klub për periudhën e pensionimit. Mirëpo Ronaldo duket se ende beson se njëmend është lojtari më i mirë në botë dhe çdo mendim tjetër e cilëson si sulm personal ndaj tij.
Në ndeshjen që e fitoi me rezultat 3 me 2 ndaj Al-Shabab, tifozët e ekipit kundërshtar thirrën emrin e Lionel Messit dhe Ronaldo u kap duke bërë gjeste të pahijshme ndaj tyre.
Për këto gjeste u dënua me një ndeshje mos-lojë dhe gjobë prej 7 mijë eurove. Edh në muajin shkurt bëri veprime të pahijshme, por shpëtoi pa u dënuar.
Me kaq shumë sy të kthyer kah ai, duke përfshirë gjeneratën e ardhshme të lojtarëve të rinj të talentuar, Ronaldo ka përgjegjësinë të sillet siç duhet. Nuk kishte kurrë ndonjë problem kur ai ndalonte zhurmën e jashtme dhe lejonte futbollin e tij të fliste, dhe kjo është pikërisht ajo që ai duhet të bëjë përsëri për të dalë në një nivel të lartë.
Al-Nassr ende po lufton në tre fronte trofesh, me lavdinë e Ligës së Kampionëve të AFC si qëllimin përfundimtar dhe një përfundim i fortë i sezonit do ta vendoste Ronaldon në mënyrë të përkryer për fushatën e Portugalisë në Euro 2024. Nëse mendja e tij është e drejtë, Ronaldo është në gjendje të ndihmojë skuadrën e Roberto Martinezit të arrijë në fazat e fundit të turneut.
Ai vetëm duhet të vendosë se si dëshiron të mbahet mend. Nëse Ronaldo e vlerëson vërtet vendin e tij në Dhomën e Famës së futbollit, është koha për të hequr qafe marrëzinë.
Sjelljet e këqija po vështirësojnë kapitullin e fundit të karrierës së ndritshme të Ronaldos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.