Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Andorrën.

Ai deklaroi se do të jetë ndryshe nga ndeshja me Anglinë, për të cilën tha se nuk ishte e lehtë.

Silvinjo deklaroi se ekipi do të mundohet të bëjë diçka ndryshe ndaj Andorrës.

“Futbolli është i vështirë për të gjithë. Mëson nga gabimet dhe rinisesh. Ndeshja e fundit nuk ishte e lehtë. Është e vështirë të luash ndaj Anglisë. Kanë lojtarë që luajnë në klubet më të mëdha në botë. Me ekipe të tilla duhet të shikosh hapësirat. Ishim në lojë deri të goli i dytë. Me ekipe të tilla, nëse nuk je i përqendruar mund të pësosh 5-6 gola”.

“Ndaj Andorrës nuk na lejohen gabimet. Kemi parë ndeshjen e fundit të tyre, gjithçka ishte e barabartë dhe u vendos nga episodet. Kemi punuar për të gjetur hapësirë për të shënuar. Në stërvitje do të merremi me elementë taktikë për nesër”, deklaroi Silvinjo.

Silvinjo: Ndaj Andorrës nuk na lejohen gabimet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version