Vincent Kompany është emri që ka përfunduar te Bayern Munichu si zëvendësues i Thomas Tuchelit, vlerëson Goal.com.

Belgu mund të mos jetë emërimi i duhur për klubin gjerman, por vështirësitë për të gjetur trajnerin më të mirë ia kanë humbur kredibilitetin Bayernit.

Bayerni, fitues i 33 titujve të Bundesligës dhe gjashtë trofeve evropian, është klubi më i madh gjerman, por ka angazhuar menaxherin e Burnleyt, ekip që dështoi të qëndronte në Premier Ligë.

Marrëveshja që Kompany të bëhet trajner i Bayernit është veç punë e kryer. Besohet se e ka informuar klubin anglez për marrëveshjen me Bayernin.

Belgu i ka vetëm katër vjet përvojë menaxheriale, një vit e kaloi në Championshipin e Anglisë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Kurrë nuk ka menaxhuar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Kompany vlerësohet si menaxher premtues, i cili ka ende mundësi të bëhet prej më të mirëve. Atij duhet t’i jepet mundësia që ta ndërtojë ekipin me idetë e veta. Por ka ndjesi se ky mision është shumë herët për të.

Mirëpo emërimi i tij tregon për punën e dobët që ka bërë menaxhmenti i Bayernit dhe vështirësitë që kishte për të emëruar trajnerin që donin.

Nisi duke kërkuar Xabi Alonson, Ralf Ragnick, Unai Emery, Roberto De Zerbi dhe Nagelsmann.

Shumë prej këtyre emrave e refuzuan Bayernin që në fund pritet të emërojë Kompanyn.

Si përfundoi Bayerni te trajneri Kompany që dështoi në Premier Ligë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version