Kombëtarja shqiptare do ta shijojë eksperiencën e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian, pas asaj të vitit 2016.

Kuqezinjtë kanë përfunduar në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Një grup i hekurt nga i cili “Shqiponjat” shihen me më pak gjasa për të avancuar tutje.

Sidoqoftë, ekziston një pikë shprese për ekipin e Sylvinhon që të shkojë tutje, të paktën përmes pozitës së tretë.

Por, si mund të arrihet kjo?

Euro 2024 do ta ketë formatin e njëjtë me atë të katër vjetëve më parë.

24 ekipe janë ndarë në gjashtë grupe dhe dy të parat do të ecin tutje nga faza e grupeve.

Më saktësisht, 12 ekipe do të dalin nga dy vendet e para, ndërsa katër të tjera do të sigurohen nga katër vendet e treta më të mira nga gjashtë grupe.

Me këtë rast do të kompletohet e teta e finales me 16 ekipe, ndërsa më pas do të vazhdohet me çerekfinalen me 8 ekipe, me gjysmëfinalen me 4 skuadra dhe me finalen me 2, kur edhe do të përcaktohet kampioni evropian.

Shqipëria mund të ecën tutje me një fitore eventuale pasi tri pikë mund të jenë të mjaftueshme (jo gjithsesi) për ta prerë biletën e së tetës së finales.

Kampionati Evropian do të nisë këtë të premte, më 14 qershor dhe do të mbyllet të dielën e 14 korrikut.

Si mund t’i kalojë Shqipëria grupet përmes vendit të tretë? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version