Sot janë publikuar fanellat e para dhe të dyta që do të përdorë kombëtarja italiane në Euro 2024.
Të kaltrit janë një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B. Aty ku bëjnë pjesë edhe Kroacia dhe Spanja.
Skuadra e Spallettit do të debutojë në Gjermani 2024 kundër kuqezinjve të drejtuar nga braziliani Sylvinho.
Sfidë e programuar në datën 15 qershor (21:00) në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të verdhezinjve Borussia Dortmund.
“Footyheadlines” ka zbuluar fanellat e kampionëve në fuqi të kontinentit të vjetër. Padyshim që e para është e kaltër e çelur, ngjyra klasike e Italisë.
Ndërkohë që në jakë shkruhet: “Italia të thërret” (varg i himnit kombëtar). E bardhë fanella e dytë, ndërkohë që nga çasti në çast pritet zyrtarizimi nga Adidas.
Si do të luajë Italia ndaj Shqipërisë në Euro 2024? Zbulohen fanellat e “Azzurri” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.