Ndeshja mes rivalëve lokal, Everton – Liverpool është shtyrë shkaku i kushteve atmosferike.
Kështu kanë vendosur autoritetet përkatëse (dhe jo dy klubet), pasi qyteti rrezikohet nga Stuhia Darragh.
Ndeshja ishte paraparë të luhej sot (e shtunë) në ora 13:30.
Kështu, kjo ndeshje është shtyrë për një datë të pacaktuar, derisa ende priten informacione të reja nga Federata Angleze dhe Premierliga.
Liverpooli zë pozitën e parë në tabelë me 35 pikë, ndërsa Evertoni është në vendin e 15-të me 14-të pikë.
Shtyhet ndeshja derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit, kjo është arsyeja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.