Sparta e Pragës e siguroi garimin në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024-25.
Klubi kryeqytetas e mundi Malmon vajtje-ardhje, ku i sapoardhuri Albion Rrahmani debutoi me gol.
Pas ndeshjes, katër shqiptarët e këtij klubi, Rrahmani, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci dhe Qazim Laci kanë pozuar me flamurin kuq e zi.
Madje ka qenë vetë klubi çek që e ka postuar fotografinë në rrjetin social, X.
#acsparta pic.twitter.com/tBVLMcgTTf — AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) August 27, 2024
Shqiptarët e Spartës pozojnë me flamurin kuqezi pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.