“Tifozat KuqeZi” kanë dhuruar edhe një herë spektakël në tribunat e stadiumit “Air Albania”, teksa në momentet kur filloi të këndohej himni kombëtar shpalosën pankartën gjigante.

“Shqiponjat janë të uritura”, shkruhej aty, një mesazh ky që karikon jo pak “Kuqezinjtë” tanë, në një sfidë ku kërkohet vetëm fitorja.

Klaus Gjasula, Ermir Lenjani, Bekim Balaj dhe Odise Roshi janë katër futbollistët shqiptarë të cilët i dhanë fund rrëgtimit të tyre me Kombëtaren shqiptare.

Të katërt ata u nderuan përpara sfidës me Çekinë në “Arenën Kombëtare” për karrierën e tyre të mrekullueshme dhe për atë që kanë dhënë në fushë për fanellën kuqezi.

Pasi u nderuan nga presidenti Duka, ata u duartrokitën dhe nga të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

“Shqiponjat kanë uri”, koreografia e tifozëve shqiptarë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version