Pasi theu rekordin për golin më të shpejtë të shënuar në histori të Kampionateve Evropiane me atë të Nedim Bajramit ndaj Italisë që erdhi pas 23 sekondave, Shqipëria ka thyer një tjetër rekord, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Rekordi do të mbajë emrin e Klaus Gjasulas.
Gjasula është bërë lojtari i parë ndonjëherë që realizon gol dhe autogol duke hyrë në lojë si zëvendësues në një ndeshje të Evropianit.
Ai këtë e ka bërë të mërkurën në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Gjasula realizoi autogolin për epërsinë e Kroacisë në minutën e 67, ndërkaq në minutat shtesë ai realizoi golin për barazimin 2 me 2.
Shqipëria nuk lë pa thyer një tjetër rekord në Evropian / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.