Në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026, Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje, pasi u mposhtur nga Anglia.

Shqipëria u mposhtë në “Wembley” nga Anglia, me rezultat 2-0.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Myles Lewis-Skelly, në minutën e 20-të.

Kështu përfundoi pjesa e parë, me dominim absolut të Anglisë.

E njëjta ndodhi edhe në pjesën e dytë, pasi që Anglia dha edhe një gol të dytë, kësaj radhe ishte Harry Kane

Kane dha golin e dytë në minutën e 77-të për epilogun e takimit.

Ndeshjen e radhës, Shqipëria e zhvillon në Tiranë më 24 mars ndaj Andorrës.

Shqipëria mposhtet nga Anglia me rezultat 2-0 në ‘Wembley’ / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version