Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Kejdi Bare nuk do të jenë të gatshëm për kombëtaren për ndeshjet e ditëve të ardhshme përballë Çekisë dhe Ukrainës, për shkak të dëmtimeve.
Prandaj trajneri Silvinjo ka menduar menjëherë t’i zëvendësojë.
Ajo që bie në sy është rikthimi në kombëtare i Arbnor Mujës, i cili mungonte prej më shumë se një viti.
Ndërkohë që në vend të Kumbullës dhe Gjimshitit, Silvinjo ka thërritur Adrian Bajramin dhe Jon Mersinajn.
Tre emra të rinj janë shtuar në listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Silvinjo ka vendosur të rikthejë Arbnor Mujën, Adrian Bajramin dhe Jon Mersinajn.
Shqipëria me mungesa, Sylvinho i fton tre lojtarë të rinj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.