Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar gjobën prej 171 mijë e 375 eurove si dënim për sjelljen e tifozëve gjatë fazës grupore, raporton gazeta online Reporteri.net.

Shqipëria është e dyta me gjoba, teksa Kroacia është e para, ndërkaq e treta është Serbia.

Kroacia është gjobitur me 220 mijë e 875 euro, ndërsa Serbia me 116 mijë e 625.

Shifrat i ka publikuar gazeta e njohur sportive “The Athletic”.

Në total janë 1.2 milionë euro gjoba që i ka shqiptuar UEFA gjatë fazës grupore të Evropianit.

Në arsyetim thuhej se përkrahësit e kombëtareve kanë treguar sjellje të këqija gjatë tri ndeshjeve në grupet respektive.

Tetë kombëtare – Hungaria, Zvicra, Kroacia, Shqipëria, Polonia, Serbia, Rumania dhe Belgjika, janë gjobitur për sjelljen e fansave në fazën grupore.

21 nga 24 shtetet janë gjobitur të paktën një herë ndërsa Franca, Spanja dhe Sllovakia nuk janë gjobitur nga UEFA deri më tani.

Gjobave nuk u ka shpëtuar as Gjermania si organizatore e Evropianit.

Gjermania është gjobitur dy herë për dështimin që të “mbrojë fushën e lojës” – që ka të bëjë me hyrjen e fansave në fushë. Kjo ka ndodhur në ndeshjet e Portugalisë, Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Shqipëria e dyta për gjoba nga UEFA për sjelljet e këqija të tifozëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version