Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një Olimpiadë, kjo falë fitores së mundësit Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin.

25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e Bronztë në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6-2 taxhikistanezin.

Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila erdhi pas një performance fantastike nga Valiev, teksa shpresat qëndrojnë dhe për një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili rikthehet në garë pas fitores së iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale.

Shqipëria arrin medaljen e parë olimpike në histori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version