Kjo e dielë sportive në Euro 2024 mbyllet me sfidën mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Në Gelsenkirchen ka pasur përleshje të dhunshme mes tifozëve, teksa ka pasur dhjetëra të arrestuar dhe disa të lënduar

Në pamjet e publikuara nga Daily Mail  shihet se policia që arreston tifozë të përfshirë në përleshje, teksa pamjet janë të rënda, duke mos munguar as gjakosja apo sendet e forta.

Autoritetet gjermane kanë vendosur 1300 oficerë më shumë se zakonisht dhe kanë ndaluar shitjen e pafundme të alkoolit gjatë të dielës (rasti i vetëm i kufizimeve në të gjithë turneun, të paktën tani për tani).

 

Afro 40 mijë tifozë pritet të jenë në zonën e fan zone në qytet, të ndara sipas shteteve, kjo duke mos përfshirë 50 mijë të tjerët në stadium.

 

Shpërthen dhuna para ndeshjes Angli-Serbi: Tifozët përleshen me karrige, disa të lënduar, dhjetëra të arrestuar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version