
Me dy gola të shpejtë brenda 5 minutave Prishtina ka arritur të barazojë rezultatin kundër Ballkanit për ta çuar në vazhdime finalen e Kupës së Kosovës.
Albin Krasniqi ka realizuar gol nga penalltia për të ngushtuar epërsinë e Ballkanit ndaj Prishtinës.
Pas kontrollit nga VAR-i, u akordua penallti për Prishtinën, të cilën në gol e shndërroi Krasniqi në minutën e 77.
Ndërkaq në minutën e 82, Krasniqi me një gjuajtje në formë të harkimit barazoi për 2 me 2.
Shkon në vazhdime finalja e Kupës mes Ballkanit dhe Prishtinës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.