Një kanal spanjoll ka shkarkuar komentatorin pas qëndrimeve kundërthënëse që ka shprehur për anësorin e Barcelonës para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, raporton BBC.
German Burgos, i angazhuar në “Movistar”, po komentonte pamjet e Yamal duke zhongluar me top.
“Nëse nuk shkon mirë për të, mund të përfundojë në semafor”, besohet të ketë thënë Burgos.
Barcelona dhe PSG-ja kanë refuzuar të bëjnë intervista me “Movistar” pas ndeshjes, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Komenti i tij është interpretuar si referencë për personat që qëndrojnë para semaforëve dhe kërkojnë lëmoshë nga shoferët.
Burgos ka kërkuar falje për komentin.
Burgos ka luajtur për Argjentinën dhe gjashtë vjet të karrierës së tij i ka zhvilluar në Mallorca dhe Atletico Madrid.
Yamal, 16-vjeçar, është i lindur në Spanjë nga prindërit maroken dhe nga Guinea Ekuatoriale.
Shkarkohet komentatori pas komenteve për Lamine Yamalin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.