Sulmuesi slloven Benjamin Sheshko do të qëndrojë te RB Leipzig dhe do të nënshkruajë kontratën e re.

Sulmuesi i talentuar kërkohej nga shumë klube të Premier Ligës, por ka vendosur të qëndrojë për të vazhduar zhvillimin, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Sheshko do të ketë ngritje të pagës dhe një marrëveshje për largim në të ardhmen.

Ngjashëm si Erling Haaland kur vendosi të qëndrojë te Borussia Dortmundi në verën e vitit 2021, edhe Sheshkos nuk i ngutet dhe dëshiron të vazhdojë të zhvillohet.

Chelsea, Manchester Unitedi dhe Arsenali kishin propozime për sllovenin.

Sheshko vendos qëndrimin në Leipzig / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version