Sulmuesi Benjamin Sheshko nuk ka arritur të realizojë gol ani pse ishte përball me portierin Diogo Costa, i cili priti goditjen e plogësht të sllovenit.

Costa e shpëtoi edhe mbrojtësin Pepe që të shndërrohet në figurë tragjike pasi nga gabimi i tij, Sheshko arriti të dilte përball me portierin.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, portieri Jan Oblak ka pritur penalltinë e Cristiano Ronaldos.

Oblak priti gjuajtjen e fuqishme të cilën Ronaldo e lëshoi në këndin e majtë të portierit slloven, duke ia pamundësuar golin e parë në këtë Evropian portugezit 39-vjeçar.

Sheshko humb rastin e artë për Slloveninë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version