Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk ka asgjë më brutale sesa të eliminohesh me penallti në çerekefinale.
Shaqiri pas eliminimit tha se është krenar me ekipin.
“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur. Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh. Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta. Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mirë. Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne. Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë. Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm”, ka thënë Shaqiri për televizionin zviceran.
Shaqiri: Nuk ka asgjë më brutale sesa të eliminohesh me penallti / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.