
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e Dardaneve që janë përzgjedhur për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Dardanet ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut, do ta zhvillojnë në Shtëpinë e Futbollit të FFM-së në Shkup, më 21 shkurt, ndërsa ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 24 shkurt.
Kombëtarja e vajzave e Kosovës është pjesë e Ligës C, Grupi C6, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë.
Sermaxhaj e publikon listën e Dardaneve për Ligën e Kombeve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.