Kylian Mbappe pas pak çasteve do të prezantohet si lojtari më i ri i Real Madridit.

Ai ka nëshkruar kontratë 5 vjeçare me “Los Blancos” para pak çasteve, teksa tani do të paraqitet para 80 mijë tifozëve në stadiumin legjendar, Santiago Bernabeu.

Në videot e publikuara nga Madrid Zone, shihet se stadiumi është i stërmbushur dhe se tifozët mezi po presin ta shohin Mbappen me fanellën e klubit të tyre.

Santiago Bernabeu i stërmbushur për prezantimin e Kylian Mbappe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version