Me Salah që mund t’i thotë lamtumirë klubit në qershor, te Liverpool kanë nisur të mendojnë për alternativat e mundshme për të zëvendësuar egjiptianin.

Sipas raportimeve të medieve britanike, dy emrat më të pëlqyer nga “The Reds” janë Ansu Fati, që momentalisht ndodhet në huazim te Brighton, por i cili është në pronësi të Barcelonës.

Ndërsa emri i dytë është Raphinha, që aktualisht luan për katalanasit.

Emri i parë duket më i arritshëm, pasi Raphinha momentalisht është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Barçës dhe klubi “blaugrana” nuk do që të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Salah drejt largimit? Liverpool ka dy alternativa për të zëvendësuar egjiptianin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version