Mesfushori 19-vjeçar Kobbie Mainoo që prej inkuadrimit të tij si zëvendësues në ndeshjen e parë të Anglisë në fazën grupore, ka qenë kyç për kombëtaren e tij, raporton gazeta online Reporteri.net.
Opta që merret me statistikat ka raportuar se saktësia e pasimeve të Mainoos është më e larta e regjistruar nga një mesfushor në histori të Kampionateve Evropiane.
Ai ka pasur 96 për qind të saktësisë.
Ai ka kompletuar 133 nga 138 pasime.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate fillimisht ishte ankuar se e ka të pamundur ta zëvendësojë Kalvin Philipsin, por tani ka gjetur kontrolluesin e mesfushës.
Mainoo ka qenë kyç edhe për Manchester Unitedin në sezonin e vështirë që shkoi.
Ndërkaq, Anglia të mërkurën do të luajë me Holandën në gjysmëfinale të Evropianit.
Të martën, Spanja do të përballet me Francën.
Saktësia në pasime e Mainoos që theu çdo rekord / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.