Përfaqësuesja e Anglisë ka njoftuar se anësori i Arsenalit, Bukayo Saka është tërhequr nga ekipi për shkak të lëndimit dhe është në dyshim të madh nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Manchester Cityt në kuadër të Premier Ligës.
22-vjeçari ishte i ftuar për miqësoret me Brazilin dhe Belgjikën, ndeshje që do të zhvillohen më 23 dhe 26 mars.
“Albionët” kanë deklaruar se Saka ka qenë duke u trajtuar për një lëndim, por nuk kanë ofruar detaje për këtë.
Saka është lojtari i tretë i Arsenalit që tërhiqet nga kombëtarja. Mbrojtësi Gabriel dhe sulmuesi i krahut Gabriel Martinelli gjithashtu janë kthyer nga angazhimet me përfaqësuesen e Brazilit për shkak të lëndimeve të tyre.
Saka tërhiqet nga kombëtarja, në dyshim për derbin me Cityn / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.