Nata e mbrëmshme ishte natë ëndrrash për Emir Sahitin.

Futbollisti kosovar ishte protagonist në fitoren e Kombëtares së Kosovës pasi kontribuoi me një gol ndaj Qipros, të cilën Dardanët e mposhtën me rezultat të pastër, 3:0.

Për mesfushorin kreativ ky ishte goli i parë për Kombëtaren dhe kjo e bëri të ndihet krenar, mbi të gjitha pasi shënoi para publikut në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Është shumë ndjenjë e mirë të shënosh gol, sidomos goli i parë për Kombëtaren, për atdheun tënd. Po ndihem shumë, shumë, shumë mirë. Me rëndësi që kemi fituar, por është e mirë edhe kur shënon. Ishalla do Zoti me vazhdu kështu me gola, me asistime dhe me fitore”, deklaroi fillimisht futbollisti i Hamburgut për faqen zyrtare të FFK-së.

Sahiti: Sa krenari të shënosh për atdheun tënd, në Rumani për fitore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version