Një klub i ri ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin Victor Osimhen nga Napoli, sipas një raportimi të ri.
Osimhen aktualisht është i huazuar te Galatasaray, por pritet të kthehet te klubi i tij i mëparshëm në fund të sezonit.
Ylli i Nigerisë ishte lidhur shumë me kalimin te Chelsea dhe në Ligën Profesionale Saudite gjatë verës, por asnjëra nga këto mundësi nuk u realizua dhe ai e siguroi një kalim të përkohshëm në minutat e fundit te kampionët aktualë të Superligës turke në shtator.
Ai ka shënuar tashmë 10 gola në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Galatasaray, që është në krye të ligës dhe po kërkon të mbrojë kurorën e tij.
Osimhen shënoi dy gola në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Tottenham në Europa League muajin e kaluar.
Mediumi italian Il Mattino tani raporton se një klub, befasishëm ka hyrë në garë për të nënshkruar Osimhen dhe kjo mund të çojë në ndërprerjen e huazimit të tij më herët.
Raportohet se Manchester United po përgatitet të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 70 milionë eurosh që në janar, në një marrëveshje që do ta dërgonte atë në Old Trafford menjëherë.
Megjithatë, Osimhen thuhet se ka deklaruar se nuk pret të rikthehet te Napoli në janar, me drejtorin sportiv të klubit italian, Giovanni Manna, që i tha DAZN të shtunën: “Askush nuk na ka thirrur… Do të thosha se po flasim shumë për këtë. Në momentin e tanishëm nuk ka asgjë dhe ne jemi të fokusuar në fushë.”
Ruben Amorim tashmë ka mundësi në sulm si Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee, megjithatë duket se ai është i gatshëm të shtojë më shumë forcë sulmuese në skuadrën.
United është në vendin e 13-të në Premier League pas humbjes 3-2 kundër Nottingham Forest në Old Trafford të shtunën dhe ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e Premier League që nga ardhja e Amorim në drejtim, pas transferimit të tij nga Sporting Lisbon, ndërsa ai po përpiqet të implementojë ndryshime të mëdha taktike.
Saga e transferimit të Osimhenit merr kahje tjetër, një klub ka hyrë befasishëm në garë për të / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.