Pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian këtë vit përveç që shkaktoi festë dhe emocione të mëdha, po ashtu edhe mbushi arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit.
UEFA paguan drejt federatave 9.25 milionë euro për secilin ekip që siguron kualifikimin në Europian.
Po ashtu, federata shpërblehet me 1 milion euro për një fitore dhe 500 mijë euro për një barazim.
Kësisoj, Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar plot 9.75 milionë euro nga pjesëmarrja e tyre në Euro 2024.
Kurse më shumë ka fituar Xhaka e Shaqiri me shokë.
Federata zvicerane e futbollit ka fituar plot 15.25 milionë euro pas arritjes në çerekfinale, shkruan mediumi zviceran, Blick.
Për kalim në 1/8 e finales UEFA ndan edhe 1,5 milionë të tjera, ndërsa për çerekfinale edhe 2,5 milionë.
4 milionë shtesë i pranojnë federatat e kombëtareve që janë kualifikuar në gjysmëfinale.
5 milionë plus i merr federata e kombëtares që humb finalen, ndërsa edhe 8 milionë të tjerë kampionia e Evropës.
Sa para fitoi Shqipëria e sa Zvicra nga Euro 2024? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.