Zyra Italiane e Tatimeve ka vlerësuar Stadio Meazza dhe zonën përreth tij në shumën prej 200 milionë euro, një tarifë që Milan dhe Inter duhet ta ndajnë nëse dëshirojnë të blejnë San Siron.

Rruga e vështirë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri për Milanin dhe Interin do të ketë së shpejti një kapitull të ri.

Sipas Gazzetta, Zyra Italiane e Tatimeve do të informojë klubet milaneze se vlera e zonës së San Siros, përfshirë Stadio Meazza, është 200 milionë euro. Bashkia e Milanos është pronare e stadiumit dhe e zonës përreth.

E përditshmja italiane, duke cituar burime qeveritare, thotë se klubet do të marrin një njoftim zyrtar midis fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Gazzetta thekson se tarifa nuk mund të negociohet pasi është një vlerësim zyrtar i bërë nga autoritetet. As Interi dhe as Milani nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj lajmit, por në mënyrë joformale, duket se Nerazzurrët janë më të hapur se Milani për të blerë San Siron.

Sa duhet të paguajnë Milani dhe Interi për ta blerë San Siron? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version