Mircea Lucescu ka mbajtur një fjalim motivues para ndeshjes Rumanisë – Kosovë.

Trajneri i Rumanisë ka respektuar Kosovën, gjithashtu ka kërkuar që tifozët të mos krijojnë probleme në tribuna.

“Nëse e konsiderojmë një finale, sigurisht që është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme. Po takojmë një ekip shumë të mirë, një skuadër që është përgatitur enkas për këtë ndeshje . Falë rezultatit të jashtëzakonshëm në Kosovë, ata vijnë në Bukuresht për të fituar. E kuptojmë se çfarë do të thotë kjo ndeshje, lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Përtej rezultatit, jam i interesuar të përmirësoj lojën. Skuadra ka potencial të rritet. Mbetet të shihet se sa do të na lejojë loja jonë të dominojmë edhe kundërshtarët. Shpresoj se do t’i motivojë nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet dhe mbështetja e publikut do të jetë pozitive. Nuk do të doja që një pjesë e publikut, ai grup mbështetësish që vijnë në stadium të krijojnë probleme.

Këtu vetëm një gjë është e rëndësishme, ne e dimë se çfarë nënkuptojnë këto 3 pikë për të ardhmen e futbollit rumun. Nuk kemi nevojë për aspekte të tjera. Ne duhet të jemi një ekip, ne dhe mbështetësit”, deklaroi Mircea Lucescu për ‘Antena Sport’.

Rumunët vazhdojnë të ‘frikësohen’ nga tifozët e tyre, trajneri Lucescu flet para ndeshjes ndaj Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version