
Rumania ka qenë befasia e grupit E në këtë Evropian duke mbyllur fazën grupore si e para.
Barazimi 1 me 1 me Sllovakinë ishte i mjaftueshëm që të tubonte katër pikë nga një fitore, një barazim dhe një humbje.
Rumunët kështu lanë prapa Belgjikën, e cila para çdo kampionati ka pritshmëri të larta, por në gara tregon formë të dobët.
Fitoren e vetme e siguroi në ndeshjen ndaj Ukrainës, e cila përfundon rrugëtimin e saj në këtë kampionat.
Përfaqësuesja ukrainase kishte pikë të njëjta, por me golaverazh mbetet e fundit në tabelën e grupit E.
Në vend në 1/8 e finales e ka siguruar edhe Sllovakia.
Rumania lë prapa Belgjikën e shumëlavdëruar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.