Rubin Kazan kishte paralajmëruar një dënim për lojtarin e tyre nga Kosova, Mirlind Dakun, shkaku i gjesteve ‘patriotike’ në Kampionatin Evropian në Gjermani ku edhe u dënua nga UEFA.
Por skuadra skuadra ruse siç duket ka vendosur të mos e dënojë Dakun, shkruan Reporteri.net.
Kjo pasi e ka marrë në rrugë drejt Nizhny Novgorodit të Rusisë, ku nesër luan ndaj Pari NN.
Në një video të publikuar shihet se në udhëtim është edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë.
Rubin Kazan e merr me vete Mirlind Dakun për ndeshjen e parë të sezonit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.