Një prej ndeshjeve më të mira në grupin D është duke u zhvilluar mes Holandës dhe Austrisë.

Të dy kombëtaret po luftojnë për pozitat e para të grupit teksa janë realizuar pesë gola.

Katër nga golat janë realizuar në pjesën e dytë, ndërkaq dy për pesë minuta.

Ishte Memphis Depay i cili në minutën e 75 realizoi për barazimin 2 me 2, mirëpo Marcel Sabitzer në pesë minuta më vonë me një goditje të fuqishme nga afërsia ktheu epërsinë e Austrisë.

“Rrebesh” golash në ndeshjen mes Holandës dhe Austrisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version