Tifozët e Spartës së Pragës kanë bërë një skandal të madh.

Ata treguan mbështetjen e tyre për futbollistin serb, Veljko Birmancevic përmes një baneri, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras me mbishkrimin: S’ka dorëzim.

Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.

E i pari prej tyre ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!.

Rrahmani ua tregon shqiponjën dykrenore tifozëve të tij të Spartës që e shfaqën hartën e Kosovës në flamurin serb / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version