Futbollisti i Kosovës Albion Rrahmani, është kthyer në fushën e lojës nga një lëndim i rëndë.
Ai është shndërruar në një lojtar goxha të rëndësishëm të ekipit çek, Sparta Pragë.
Rrahmani foli rreth mundësisë për të kaluar tek ndonjë skuadër tjetër.
Sulmuesi nuk e përjashtoi mundësinë që mund të vijnë plot oferta në adresën e tij.
“Nuk e di, në verë mund të ndodh gjithçka, mund të vie gjithçka, nëse diçka e mirë vjen për mua, unë do të ulem me presidentin dhe me drejtorin sportiv dhe do të bisedoj me ta se cila është më e mira për mua”, tha Rrahmani në Klan Kosova.
Rrahmani nuk e përjashton mundësinë e transferimit në një klub tjetër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.