Dy përfaqësuesit e Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani me dy golat e tyre ia kanë siguruar fitoren Rapid Bukureshtit në ligën e Rumanisë.

Në minutën e 54-t Krasniqi realizoi për 1 me 0, ndërkaq në minutën e 66-të asistoi për sulmuesin Rrahmani që realizoi për 2 me 0, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Rapidi me këtë fitore gjendet në pozitën e dytë me 48 pikë. Ekipi FCSB udhëheq tablën me 54 pikë.

Rrahmani ka nëntë gola të realizuar në 11 paraqitje, ndërkaq për Krasniqin ky ishte goli i dytë për Rapidin.

Rrahmani dhe Krasniqi, vendimtarë në fitoren e Bukureshtit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version