
Cristiano Ronaldo ishte dukshëm i frustruar pasi u zëvendësua në minutën e 61-të të fitores 3-1 të Al-Nassr ndaj Al-Kholood.
Ylli 40-vjeçar hapi rezultatin në minutën e katërt, duke shënuar golin e tij të 19-të në sezonin e Superligës së Arabisë Saudite dhe duke forcuar epërsinë e tij në garën e golashënuesit më të mirë.
Megjithatë, ish-ylli i Real Madridit nuk arriti ta përfundoj ndeshjen pasi u zëvendësua relativisht herët nga trajneri Stefano Pioli.
Ronaldo u zëvendësua në minutën e 61-të nga Ayman Yahya dhe këtë nuk ndryshim nuk e priti fare mirë lojtarin, i cili u frustrua.
Sulmuesi portugez u drejtua menjëherë në dhomën e zhveshjes, duke bërë gjeste, si i zhgënjyer.
Ronaldo tani është zëvendësuar katër herë në shtatë ndeshjet e tij të fundit në ligë.
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.