Cristiano Ronaldo i ka prirë sulmit të Portugalisë në ndeshjen kundër Sllovenisë, por ka qenë i pafat me rastet që ka humbur në pjesën e parë.

Fillimisht në minutat e para nuk arriti të realizonte nga afërsia, teksa goditja e tij e fuqishme nga gjuajtja e lirë përfundoi mbi portë.

Portugezët e kanë dominuar plotësisht këtë takim, duke mos u lejuar hapësirë sllovenëve, të cilët herë pas herë rrezikuan ndërmjet kundërsulmeve.

Fituesin e këtij takimi e pret Franca, e cila pasdite mposhti Belgjikën.

Ronaldo i pafat në pjesën e parë ndaj Sllovenisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version