Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është ftuar te Përfaqësuesja e Portugalisë për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Selektori i Portugalisë, Roberto Martinez, të premten e ka publikuar listën e 26 futbollistëve për ndeshjet ndaj Polonisë dhe Kroacisë.
Portugalia e pret Poloninë më 15 nëntor dhe luan në udhëtim te Kroacia tri ditë më vonë.
Martinez e ka ftuar edhe mbrojtësin e krahut, Nuno Tavares, që është duke kaluar formë të mirë këtë edicion te skuadra e Lazios.
Jashtë listës ka mbetur mesfushori Ruben Neves që luan në elitën e futbollit arab, te skuadra e Al-Hilalit.
Portugalia udhëheq në Grupit A1 me dhjetë pikë. Kroacia është e dyta me shtatë pikë. Katër pikë i ka Polonia që është në vendin e tretë. Skocia është e fundit me një pikë.
Ronaldo i ftuar te Portugalia edhe këtë muaj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.