Ylli Cristiano Ronaldo është suspenduar për dy ndeshje për shkak të gjesteve të pahijshme ndaj tifozëve në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi ndaj Al Shabab.

Komisioni disiplinor në Arabinë Saudite ka marrë vendim që ta dënojë portugezin me dy ndeshje mos-lojë.

Tifozët kundërshtarë vazhdimisht kishin thirrur emrin e Lionel Messit dhe kjo ka nxitur reagimin e Ronaldos.

Ronaldo dënohet për gjestet e pahijshme ndaj tifozëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version