Roberto Bakaj ka fituar titullin e “Ibo Continental” pasi mposhti kolumbianin Riascos.
Boskieri shqiptar realizoi 3 “knock-out” rresht në raundin e dytë, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen.
Stadiumi “Besëlidhja” i Lezhës është mbushur i gjithi në mbështetje të vëllezërve Bakaj. Kjo fitore është e 12-ta në karrierën profesionale të Robertos.
Roberto Bakaj mposht kolumbianin dhe fiton titullin e “Ibo Continental” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.