Sonte (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë në edicionin 2024/25 të Ligës së Kampionëve.
Në fokus do të jenë futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën dhe Berat Gjimshitin, që do të kenë goxha punë të vështirë përballë skuadrave të mëdha.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes luhet në “Bay Arena” mes Bayer Leverkusenit dhe kryesuesit të renditjes, Inter.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00.
Lojë po kaq interesante do të jetë edhe ajo në mes të Atalantas dhe Real Madridit.
Ndeshja do të luhet po ashtu në ora 21:00.
Pos këtyre në planprogram do të jenë edhe shtatë ndeshje të xhiros së gjashtë të Champions.
Matchday 6 is here!
#UCL pic.twitter.com/H6w2ztU5F9 — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 9, 2024
Rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në program, Xhaka e Gjimshiti sonte në aksion / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.