Victor Wembanyama ka realizuar dy shifrorë të trefishtë prej 27 pikëve, 14 kërcimeve dhe dhjetë bllokadave në ndeshjen që San Antonio Spurs e fitoi ndaj Toronto Raptors me rezultat 122-99, përcjell gazeta online Reporteri.net.

20-vjeçari ka bërë dhjetë bllokada, shifër kjo që për herë të fundit u realizua nga Clint Capela në janarin e vitit 2021 në NBA.

Wembanyama është bërë vetëm lojtari i pestë në histori të NBA-së që realizon të paktën 25 pikë, dhjetë kërcënime dhe dhjetë bllokada për ndeshje.

Ai u bashkohet legjendave si Hakeem Olajuwon, Ralph Sampson, Kareem Abdul-Jabbar dhe ish-ylli i San Antonios, David Robinson

Rekord i bllokadave nga Wembanyama në NBA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version